“Shkodër-Tiranë do bëhet për 40 minuta”- Kryeministri Rama tregon projektet e reja!
Kryeministri Edi Rama deklaroi se distanca nga Shkodra për në Tiranë do të bëhet për 40 minuta, ndërsa nga kryeqendra e veriut deri në jug të Shqipërisë për 2 orë.
Sfidë -tha kreu i qeverisë- mbetet ndërtimi deri në Muriqan të korridorit blu, pjesë e autostradës Thumanë-Kashar.
Kryeministri deklaroi se për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja për segmentet nga Kashari në Rrogozhinë dhe nga Rrogozhina në Fier.
Projektet, kreut i qeverisë i prezantoi nga Shkodra, ku ai mori pjesë në konkursin ndërkombëtar për Rozafën e re.
“Duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje të shpejtë dhe të sigurt të Shkodrës qoftë me veriun lart qoftë me Tiranën dhe jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të korridorit blu, që tashmë e ka një segmente të përfunduar, aksi Thumanë-Kashar, por që do vazhdojë me segmente të tjera që do të lidhin Balldrenin me Milotin, Milotin me Muriqanin dhe pastaj Balldrenin me Muriqanin. Ne i kemi të qartë edhe hapat dhe ndërkohë një pjesë të rëndësishme të punës për projektet e kemi bërë. Për pak ditë do të lidhen edhe kontratat e reja për segmentet më poshtë nga Kashari në Rrogozhinë, nga Rrogozhina në Fier dhe koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do të jetë 40-45 minuta. Ndërkohë që koha e lidhjes së Shkodrës me jugun poshtë, do të jetë sac është sot me Tiranën. Pra mund të shkohet në Vlorë për dy orë. Kështu me radhë për të gjithë projektet e tjera”, tha Rama.