‘Armikja’ e Xhovana Nikollit, zbulohet kush është e dashura e Nuredin Dumanit!

vovalbania July 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Armikja’ e Xhovana Nikollit, zbulohet kush është e dashura e Nuredin Dumanit!

Kujtojmë se pak ditë më parë, Xhovana Nikollit iu vendos në derën e banesës një sasi eksplozivi. Nga shpërthimi i tritolit ajo dhe motra e saj nuk u lënduan, por fqinji i tyre 29-vjeçar ende ndodhet në spital duke luftuar për jetën. Shkak mendohet të jetë një video e postuar prej saj në TikTok, ku i drejtohet në mënyrë kërcënuese Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij. Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin, i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.

Kjo ka qenë një nga ngjarjet më në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve. Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli ndodhen të dy në burgun 313 në Tiranë, ku është raportuar se mes tyre ka pasur një përleshje fizike 5 ditë më parë.

Por kush është e dashura e Nuredin Dumanit?

22-vjeçarja Mirjeta Hajdini, e cila u ndalua bashkë me Nuredin Dumanin natën e arrestimit të tij në 29 Mars 2022 dhe më pas mori masën e sigurisë detyrim paraqitje 2 herë në javë nga Gjykata e Elbasanit. Gjatë seancës në prill të 2022-it, 22-vjeçarja nga Kosova deklaroi se bashkëjetonte prej një viti me Dumanin në Gjilan, dhe se ajo e njihte me emrin Ardit Spahiu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE