Ç’po ndodh me Flori Mumajesin? Flet Eneda Tarifa

vovalbania July 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ç’po ndodh me Flori Mumajesin? Flet Eneda Tarifa

Ku është Flori Mumajesi? Është një nga pyetjet më me interes të shqiptarëve. Artisti prej kohësh nuk bën më muzikë të re, mungon në intervista e po ashtu nuk është aktiv as në rrjetet sociale.

Një të re të vogël na e ka dhënë Eneda Tarifa. Këngëtarja e njohur ishte në një intervistë për “Pushime on Top”, në Top Channel, ku u pyet se më kë do donte të bënte një duet.

Dhe Eneda tha: “Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do kisha bërë një duet me Flori Mumajesin.”

E pyetur nga Eni Shehu se “Nga bëhet Flori”, Eneda tha “Mirë është”, duke shtuar me humor “ke të fala”.

Na bëhet qejfi që është mirë dhe urojmë të kthehet sa më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE