Doni të bini shpejt nga pesha? Mësoni çfarë duhet të konsumoni…

vovalbania July 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Doni të bini shpejt nga pesha? Mësoni çfarë duhet të konsumoni…

Sipas dietologëve më të famshëm në të gjithë botën, fibrat rezultojnë thuajse magjike kur vjen puna te procesi i rënies në peshë. Por, fatkeqësisht, ne nuk konsumojme sa duhet këta elementë.

Mesatarisht një grua duhet të konsumojë 25-30 gramë fibra çdo ditë dhe kjo sasi përkon me 7 mollë, ose 12 kupa brokoli.

Nuk duhet të hamendësojmë shumë për të thënë që ju nuk e plotësoni këtë dozë, apo jo?! Marrja e sasisë së nevojshme të fibrave është thelbësore veçanërisht për procesin e dobësimit sepse fibrat, duke qenë se kanë nevojë për më shumë kohë tretjeje, ju mbajnë të ngopur për më gjatë.

Dhe sa më të ngopur të jeni, aq më i ulët do të jetë tundimi për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.

Një tjetër bonus që vjen me shtimin e fibrave në dietën tuaj, është se frutat, perimet dhe drithërat e shëndetshme, janë të pasura me fibra. Kështu që duke u munduar të plotësoni kuotën e fibrave në vend që të numëroni kaloritë, do të përfundoni duke bërë zgjedhje më të shëndetshme gjithsesi.

Duke qenë se 7 mollë në ditë janë disi shumë, strategjia më e mirë është që ta shpërndani dozën përgjatë ditës me ushqime të ndryshme.

Secili nga vaktet duhet të përfshijë të paktën 8 gramë fibra. Në vend të brumrave apo ushqimeve të shpejta mes vakteve, hani një dardhë ose një gjysmë avokado pasi secili prej tyre përmban 6 gramë fibra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE