Grave iu zbehet ndjenja e dashurisë gjatë martesës më shpejt, Tea Dupi: “Nuk janë me llogari këto gjëra…”

vovalbania July 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grave iu zbehet ndjenja e dashurisë gjatë martesës më shpejt, Tea Dupi: “Nuk janë me llogari këto gjëra…”

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë blogerja Tea Dupi për të folur rreth një teme në lidhje me një studim të ri, të publikuar në “Journal of the Association for Psychological Science”, i cili tregoi se gratë kanë një zbehje më të madhe të ndjenjave të dashurisë me kalimin e viteve, krahasuar me burrat. Një nga arsyet për këtë, sipas hulumtimeve, është se gratë janë më të dashuruara se burrat në fillim të lidhjes, gjë që u jep atyre më shumë hapësirë për të humbur dashurinë.

Por çfarë mendon Tea Dupi në lidhje me këtë?

Mendoj që në fillimet e lidhjes gratë janë më pasionante, femra në përgjithësi është më e dhënë në fillim dhe gjithmonë është ajo që e ka mbyllur planin e saj me personin që do. Si do të fejohet, të martohet, të bëjë fëmijë dhe si do të shkojë jeta pra e ndërtojnë skenarin. Ndërsa meshkujt i marrin pak si me terezi gjërat. 

Duke qenë se e kanë ndërtuar atë skenarin në kokën e vet ashtu si ato mendojnë, me kalimin e kohës dhe me njohjen më shumë të partnerit dhe me forcimin e marrëdhënies e kupton që meshkujt e marrin më shtruar dhe janë më të shpejtë për të vendosur që kjo është lidhja e duhur apo jo. Ndërsa femrat e kanë të vështirë ta pranojnë sepse kanë akoma skenarin që duan ta zbatojnë. Këtu fillojnë pastaj pse ndodhin gabimet në martesë. Pse lidhja është gabim? 

Me tej ajo shtoi se:

Nuk kemi më njerëz të mirë apo të këqinj, thjesht jeni tipa që shikoni në drejtime të ndryshme. Meshkujt e bëjnë sepse i marrin më avash gjërat, e kanë frikë përgjegjësinë për këtë shkak. Mendohen mirë tek martesa ndërsa femrat janë më të dhëna si të themi. I futen një rruge 50 me 50 dhe martohen me idenë se do ‘mblidhet’ ky. Nuk janë me llogari këto gjëra duhet të jenë të dy të përgjegjshëm dhe të vendosur. Të dy në kohën e duhur për ta bërë një marrëdhënie të funksionojë gjatë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE