Ish-financieri zgjohet në mëngjes dhe gjen 89 milionë $ në llogarinë bankare!

vovalbania July 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-financieri zgjohet në mëngjes dhe gjen 89 milionë $ në llogarinë bankare!

Një burrë në New York pësoi surprizën e jetës kur një mëngjes të zakonshëm zbuloi se kishte $89 milionë në llogarinë bankare. Ish-financieri Daniel Levene ndezi kompjuterin e tij në prill 2023 dhe gjeti ‘pasurinë’ madhore në llogari.

Ish-punonjësi i grupit Goldman Sachs pa se paratë ishin depozituar nga E-Trade Financial Corporation, një platformë elektronike tregtimi asetesh.

Levene nuk e vrau shumë mendjen për të pyetur se përse kishte kaq shumë para por i telefonoi një miku për t’i dhene lajmin.

Në telefonatë ai thoshte me shaka: “Le të shkojmë në Monaco, të blejmë një jaht dhe shikojmë garat me makina.”

Por shpejt realiteti shpoi fluskën e ëndrrave të tij.

Duke folur më pas me rrjetin New York Post, Levene shpjegonte: “Sigurisht që e dija se ishte një gabim.”

Ai kontaktoi me shërbimin e klientit të kompanisë, dhe i dërgoi një foto të balancës së tij të re bankare.

Rrjedhimisht pas gati një ore fondi financiar i ktheu përgjigje Levene dhe riktheu milionat e tyre elektronike.

E-Trade kërkoi ndjesë për gabimin, ndërsa më vonë një përfaqësues shpjegonte sesi ndodhi ngatërresa:

“E-Trade nuk kryen transferime në shuma si ajo që sugjerohet. Në raste të tilla kompania gjithmonë punon ngushtë me klientin për të zgjidhur çeshtjen”.

Levene vriste mendjen nëse duhet të kishte heshtur për pasurinë e tij të papritur, shkruan rrjeti Unilad.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE