Roza Lati në një lidhje? Ish banorja ironizon personazhet publikë që publikojnë partnerët: “Jeni mësuar me…”

vovalbania July 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roza Lati e zhgënjyer nga miqtë e saj pas daljes nga BBV, ja pse

Roza Lati ka qenë një ndër banoret më të komentuara të edicionit të BBV që lamë pas.

Ndonëse nuk e preku finalen e madhe, ish banorja fitoi shumë zemra në publik me natyrën e saj sa luftarake, aq edhe të ndjeshme e mbi të gjitha me gjithë ngjyrat dhe historitë personale që shpërfaqi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por, gjatë gjithë kësaj kohe Roza vazhdimisht deklaroi se ishte single.

A ka ndryshuar diçka në jetën e moderatores së fundmi sa i përket romancave? Me sa duket, po.

Në një bisedë virtuale së fundmi me ndjekësit, Roza hodhi dyshimet se mund të jetë në një lidhje e megjithatë nuk e ka publikuar.

“S’ke faj ti, je mësuar të ndjekësh personazhe që i publikojnë të dashurit”, tha moderatorja duke qeshur në pyetjen e ndjekësit, duke lënë të kuptohet se dikush është në jetën e saj, por ende mister.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE