Sërish nxehtë, parashikimi i motit për sot, e mërkurë 17 korrik!
Dita e sotme nuk bën ndryshim nga të fundit të kësaj jave e do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se fillimisht moti nis i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu, të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mbrëmje pritet mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era pritet të fitojë shpjetësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 41°C
në zonat e ulëta 21 deri 43°C
në zonat bregdetare 25 deri 39°C