Biden tërhiqet nga gara?! Mediat amerikane: Do të ndodhë këtë javë!

vovalbania July 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden tërhiqet nga gara?! Mediat amerikane: Do të ndodhë këtë javë!

Presioni në rritje mund ta bindë Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë ndoshta që në fundjavë.

Këtë e raporton media Axios, duke cituar disa demokratë të nivelit të lartë, sipas të cilëve presidenti “është dorëhequr privatisht ndaj presionit në rritje dhe sondazheve negative”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, doli pozitiv me Covid dhe i’u desh të ndërpresë fushatën e tij në Las Vegas, Nevada dhe të kthehet menjëherë në Delaware , ku ndodhet rezidenca e tij private.

“Sot herët në mëngjes – deklaroi zëdhënësja, Karine Jean-Pierre – pas fjalimit të tij të parë në Las Vegas, Presidenti Biden rezultoi pozitiv me Covid”.

Diagnoza e Presidentit Biden përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president. Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të zotit Biden nga gara për presidenti iu shtua sot edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan.

Në një intervistë me herët për BetNEWS, Joe Biden, tha se për shkak të “gjendjes mjekësore” edhe mund t’a konsiderojë largimin nga gara presidenciale, nëse mjekët e këshillojnë.

“Po të kishte pasur ndonjë gjendje mjekësore të shfaqur, nëse dikush, nëse mjekët, do të vinin tek unë dhe të më thoshin ”ti ke këtë problem dhe atë problem”,… ”, tha Biden i pyetur lidhur me dorëheqjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE