Gati parku i parë eolik në Shqipëri, ministrja Balluku firmos marrëveshjen/ Së shpejti, edhe dy kontratat të tjera!

vovalbania July 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gati parku i parë eolik në Shqipëri, ministrja Balluku firmos marrëveshjen/ Së shpejti, edhe dy kontratat të tjera!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka firmosur sot me kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.

Në një postim të bërë në Facebook, Balluku shprehet se kjo marrëveshje është arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll pak kohë më parë.

‘Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, njofton ministrja.

Postimi i Ministres:

Firmosëm sot me Verbund AG, kompaninë austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri, i arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE