Horoskopi për ditën e enjte, 18 korrik 2024
Dashi-Marsi dhe Dielli, planetët tuaj sundues, sjellin ngarkesa agresive, por edhe nxjerrin në pah egon tuaj aktive e të gjallë. Mbështetuni në një ekuilibër të bukur midis energjisë jetike dhe fizike që ju shoqëron gjatë gjithë ditës duke ju lejuar të menaxhoni ngjarje të vogla të paparashikuara dhe kthesa të papritura në mjedisin familjar.
Demi-Një qiell shumë i qetë hapet para jush sot. Në fakt, keni Plutonin dhe Uranin së bashku që janë në një kënd të dobishëm për ju, ndërsa ylli juaj kujdestar, Venusi, mbetet i favorshëm në shenjën e Peshqve, veçanërisht nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë.
Binjakët-Sot do të ndiheni të lodhur dhe pa dëshirë për të punuar. Një problem shëndetësor do t’iu rishfaqet sërish dhe do të humbisni shumë gjëra në punë. Kjo do të sjell dobësim të financave tuaja.
Gaforrja-Duhet që t’i përballoni vetë problemet. Megjithatë partneri/ja mund të jetë një ndihmë e madhe për ta kaluar. Personi i zemrës ka për të qenë shumë mbështetës.
Luani-Ndonjë situatë e karakterit ekonomik dhe profesional mund t’iu tensionojë. Edhe situata sentimentale do ju përfshijë totalisht, ku do të jeni mjaft interesant. Po ashtu mund të zhbllokohen edhe disa çështje burokratike.
Virgjëresha-Në asnjë rrethanë ju nuk duhet të tërhiqeni dhe t’i lini gjërat të ndodhin vetë. Fakti se personat përreth duken të mërzitur me gjithçka nuk do të thotë se ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Gjeni një projekt që ju frymëzon.
Peshorja-Ka shumë punë për t’u bërë sot dhe shumë çështje financiare për t’u zgjidhur. Ndonëse do të jeni të ndarë mendërisht, mos u shqetësoni pasi do t’ia dilni të gjeni zgjidhje për të gjitha çështjet e rëndësishme.
Akrepi-Dashuria do të kushtëzojë humorin tuaj. Në familje do të keni probleme komunikimi. Mos jini impulsiv në veprimet që do të bëni. Mos jini dorëlëshuar me financat.
Shigjetari-Priten disa zënka të vogla me partnerin/en sot. Mos u irritoni ose mos u futni në argumente që nuk ia vlen. Shmangni konfrontimet.
Bricjapi-Rreshtim pozitiv i planetëve sot, sidomos Venusi dhe Saturni. Marsi ndodhet në një kënd të papërshtatshëm dhe ndikon disi shëndetin, megjithatë asgjë serioze. Marrëdhënia romantike mbetet e pa ndikuar nga energji negative, ndaj do të habisni me pasionin që keni.
Ujori-Do të keni shumë mundësi për zgjedhje sot dhe do të jeni ju ai që do të vendosni për fatin tuaj. Gjithçka do të varet nga intuita juaj. Tregoni kujdes për familjarët, mund të merrni një lajm të keq.
Peshqit-Dashuria ka qenë një burim i madh inspirimi dhe fuqie në kohë t e vështira. Për shkak të disa rrethanave dhe një keqkuptimi është ftohur diçka mes jush. Duhet të mblidhni copëzat bashkë përpara se gjërat të thyhen plotësisht./tvklan.al