Kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, Jorgo Goro rekurs në Gjykatën e Lartë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, Jorgo Goro rekurs në Gjykatën e Lartë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//kundershton-masen-e-sigurise-arrest-ne-burg-jorgo-goro-rekurs-ne-gjykaten-e-larte.jpg)
Jorgo Goro vendosi të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Gjykata e Posaçme, më 26 qershor la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
Ai kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga gjykata.
Goro u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste.
Bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqeve prone, ku sipas prokurorisë, Goro me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka lejuar në kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.