“Përputhen” jo, por Olta largohet nga TCH/ Do e shohim në Kosovë krah Luizit…dhe Arbanës?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Përputhen” jo, por Olta largohet nga TCH/ Do e shohim në Kosovë krah Luizit…dhe Arbanës?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//perputhen-jo-por-olta-largohet-nga-tch-do-e-shohim-ne-kosove-krah-luizitdhe-arbanes.jpg)
Duket se për Olsa Muhametin, rrugëtimi në televizionin Top Channel ka mbaruar.
Një ndër autoret më të suksesshme në Shqipëri, padiskutim, thuhet se nuk është parë më në dyert e Top Channel.
Ndërsa burime të ndryshme konfirmojnë se sezonin e ardhshëm Oltën do e shohim si autore në Kosovë në reality show-n e njohur “Big Brother VIP Kosova”…aluduar në bashkëpunim me Luiz Ejllin dhe Arbana Osmanin.
Megjithatë se sa i vërtetë qëndron lajmi, do të na duhet të presim edhe pak.
Theksojmë se në fillim u aludua se edhe “Përputhen” nuk do të transmetohej më në Top Channel, megjithatë ditën e djeshme ky lajm u hodh poshtë pasi televisioni bëri të ditur hapjen e audicioneve.