Surpriza e hidhur, Mourinho gati t’i “rrëmbejë” Romës objektivin e merkatos

vovalbania July 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surpriza e hidhur, Mourinho gati t’i “rrëmbejë” Romës objektivin e merkatos

Jose Mourinho është gati t’i “rrëmbejë” Romës një nga objektivat e merkatos. Verdhekuqtë kanë marokenin Youssef En-Nesyri pjesë të listës së dëshirave për majën e sulmit.

Por 27-vjeçari, pjesë e Sevillas në La Liga, pëlqehet shumë edhe ish-trajneri i Romës, i cili është emëruar në krye të stafit teknik të Fenerbahces në Turqi.

Shtatlarti nuk bën më pjesë ne planet e klubit andaluzian. Dhe e ardhmja e tij është mes Serie A dhe Superligës turke.

Drejtuesit e Fenerbahces kanë ofruar 12 mln euro për kartonin e En-Nesyrit. Autor i 20 golave me kombëtaren e Marokut.

Por klubi andaluzian kërkon 20 mln euro për të lënë të lirë qendërsulmuesin, i cili ka edhe një vit kontratë me Sevillan.

Gjithsesi, Mourinho e do në skuadër dhe te Fenerbahce po përgatitin një ofertë tjetër, për t’iu afruar edhe më shumë pretendimeve të iberikëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64045 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE