U rizgjodh presidente e KE, politika shqiptare uron Ursula von der Leyen!

vovalbania July 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U rizgjodh presidente e KE, politika shqiptare uron Ursula von der Leyen!

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.

 “Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s.

Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.

Presidenti i Republikes së Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi  në rrjetin social X, ka uruar Ursula Von der Leyen me rastin e rizgjedhjes së saj Prsidente e Komisionit Evropian.

Begaj shkruan se do të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe BE-së, teksa punojnë për finalizimin e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

“Urime Von der Leyen për rizgjedhjen si President i Komisionit Evropian! Ne presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë”, shkruan ai.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Ursula Von Der Leyen për zgjedhjen e saj për herë të dytë në krye të Komisionit Europian.

Me anë të një postimi në aplikacionin X, Basha shkruan shqiptarët ndihen pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash.

Sipas tij, udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane.

“Urime Ursula Von Der Leyen për këtë mandat të dytë të merituar. Udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane me bindje dhe besim në momente vendimtare për të ardhmen e kontinentit dhe botës. Vlerat që qëndrojnë në themel të familjes së madhe PPE janë busulla që e mban këtë Union të madh dhe të bashkuar në rrugën e duhur. Ne si shqiptarë ndihemi pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash dhe do të bëjmë gjithçka për t’u bërë pjesë e saj, me besim se do të gjejmë mentorin dhe avokatin e duhur në udhëheqjen e Von Der Leyen dhe PPE”, shkruan ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE