Vrasja e efektivit serb nga një shqiptar i Kosovës, ja çfarë detajoi Beogradi!

vovalbania July 18, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e efektivit serb nga një shqiptar i Kosovës, ja çfarë detajoi Beogradi!

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, ministri Ivica Daçiç u shpreh se vrasja e një efektivi dhe plagosja rëndë e një tjetri nga një shqiptar i Kosovës ndodhur rreth orës 00:55, pra afro një orë pas mesnate.

Gjithçka u shënua kur policët ishin duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor e ndaluan një automjet të llojit “Benz”, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën ishin dy persona.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri duke goditur efektivin Nikolla Kërsmanoviç në gjoks, si dhe kolegun e tij, Vjekosllav Iliç në shpatull dhe më pas u largua. Që të dy u transportuan në spitalin e Llozninës, por Kërsmanoviç ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë. Deri tani, këto kërkime nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se në vendngjarje u gjet një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajziri, i lindur në vitin 1991, si dhe një tjetër dokument gjerman identifikimi. E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, ministria e Brendshme gjermane nuk e ka komentuar këtë rast.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë, të cilin e përshkroi si hero të vendit. Në të thuhet:

Jam jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e zyrtarit policor, Nikolla Kërsmanoviç, i cili mbeti i vrarë në një sulm të pabesë teksa po kryente detyrën e tij të vështirë.

Kjo u theksua nga Vuçiç në një komunikate të publikuar nga Presidenca serbe në Beograd.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vuri në dukje se nuk ka për të shtuar gjë përveç asaj që tashmë është publike për këtë rast. Mësohet se lidhur me të, organet e sigurisë në Kosovë po grumbullojnë informacione. Por, Kurti ka bërë thirrje që të mos politizohet çështja.

Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale, u shpreh Kurti në një konferencë për media të dhënë sot në orët e mëngjesit.

Ministria e Jashtme e Kosovës vuri në dukje se po ndjek nga afër zhvillimet përmes Zyrës së saj Ndërlidhëse në Beograd, por nuk dha detaje të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE