Donald Trump pranon nominimin republikan për presidencialet/Mesazhe bashkimi!

vovalbania July 19, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump pranon nominimin republikan për presidencialet/Mesazhe bashkimi!

Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Donald Trump iu drejtua Kuvendit Kombëtar Republikan duke pranuar emërimin e tij si kandidat zyrtar për president, me një fjalim të projektuar për të bashkuar partinë dhe më gjerë vendin, në mbështetje të kandidimit të tretë radhazi për në Shtëpinë e Bardhë.

Do të nisim së bashku një vit sigurie, begatie dhe lirie për qytetarët e të gjitha racave, besimeve, ngjyrave e përkatësive. Mosmarrëveshja dhe përçarja në shoqërinë tonë duhet të shërohet. Ne duhet ta shërojmë. Si amerikanë, jemi të lidhur së bashku nga i njëjti fat i përbashkët. Ngrihemi së bashku ose rrëzohemi të gjithë. Unë po kandidoj për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve, jo gjysmës së amerikanëve, pasi nuk ka fitore nëse fitohet vetëm për gjysmën e Amerikës.

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falënderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar.

Pata Zotin në anën time. Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku.

Sidoqoftë, Trump iu bëri thirrje demokratëve të heqin dorë “nga gjuetia e shtrigave që kam përjetuar gjatë gati tetë viteve”, siç u shpreh ai dhe u kërkoi që të veprohet kështu pa vonesa e të mundësohet një proces zgjedhor në nivelin e merituar nga amerikanët.

Nuk duhet të ndëshkojmë penalisht disidencën apo të demonizojmë marrëveshjet politike dhe kjo i ka ndodhur vendit tonë rishtazi në një nivel që nuk është parë ndonjëherë.

Duke falënderuar bashkëshorten e tij, ish-zonjën e parë Melania Trump dhe kandidatin e përzgjedhur për zv.president, senatorin J.D. Vance, ish-presidenti Trump u zotua për një vizion për të gjithë kombin.

Të gjithë qytetarëve, qofshin të rinj, të vjetër, burra apo gra, demokratë, republikanë apo të pavarur, aziatikë apo hispanikë, ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë.

Duke folur për konfliktet në Europë, Lindjen e Mesme dhe një spektër në rritje konfliktesh të mundshme në Azi, ish-presidenti Trump tha se ka ardhur koha për ndryshim e për njerëz të fortë.

Nuk kemi njerëz që veprojnë me forcë, përveç kur iu duhet të mashtrojnë me zgjedhjet dhe nja dy gjëra të tjera. Atëherë veprojnë me forcë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE