Nuk e takoi kurrë babanë, Arnita Beqiraj në një rrëfim të rrallë: Më thonë se jam sozia e tij
Ish-missi dhe regjisorja Arnita Beqiraj ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.
Ajo ka treguar se nuk e ka njohur babanë e saj kurrë, pasi ndërroi jetë në moshë shumë të re, por ka pasur një fëmijëri të lumtur nga dashuria që i ka ofruar e ëma dhe familjarët e tjerë.
Bieta Sulo: Në një lloj forme kanë dashur të kompesojnë dashurinë e munguar të babait?
Arnita Beqiraj: Absolutisht po, por besoj se ka qenë e dyanshme sepse ndoshta nëpërmjet meje merrnin edhe një lloj dashurie që dhe atyre u mungonte sepse ti rrjedhimisht e atashon fëmijën që vjen në jetë me personin që nuk është me. Thonë që unë jam shumë e ngashme fizikisht me tim at, gati, gati si sozi. Unë nuk e kam vuajtur kurrë mungesën e të paturit, ka qenë një kuriozitet, por nuk e kam vuajtur sepse jam rritur me një dashuri të tillë, që kur shoh situata kur mungon jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në punë, për mua fëmijëria është praktikisht ajo që jemi gjatë gjithë jetës sonë. Është e pamundur që nëse nuk ke qenë një fëmijë i lumtur, të kesh balanca të mira në jetën tënde më vonë.
Arnita tregon se babai i saj ka ndërruar jetë kur nëna e saj ishte shumë e re, aq sa është ajo sot, dhe është detyruar të rrisë atë dhe motrën e saj vetëm me shumë vështirësi, por dashuria nuk i ka munguar kurrë.