Orban paralajmëron liderët botërorë: Lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet shumë shpejt në mënyrë drastike!

vovalbania July 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Orban paralajmëron liderët botërorë: Lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet shumë shpejt në mënyrë drastike!

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán ka publikuar sot një njoftim për liderët e Bashkimit Evropian, ku paralajmëron një përshkallëzim të menjëhershëm të konfliktit brutal në Ukrainë.

Memorandumi fillimisht i drejtohej kreut në largim të Këshillit të BE, Charles Michel, për të detajuar opinionet e tij pas takimeve të fundit me liderë si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin, Xi Jinping, Rexhep Tajip Erdogan, e Donald Trump.

“Observimi im i përgjithshëm është se intensiteti i konfliktit do të përshkallëzohet drastikisht në të ardhmen e afërt,” shkruante Orbán duke argumentuar se as Rusia e as Ukraina nuk pranojnë të ulen në bisedime paqeje.

“Kam dëshmuar personalisht se palët në luftë duken të interesuara të përfshihen më thellë në konflikt, dhe asnjë prej tyre nuk merr iniciativa për armëpushim apo paqe”, shkruante Orban.

Gjithashtu në një postim në rrjetin X, ai pretendonte se “është e pamundur gjetja e një zgjidhjeje në fushëbetejën ku po vdesin dhjetra njerëz në ditë nga predhat”, ndërsa paralajmëronte se në mungesë të një armëpushimi, mijëra njerëz të pafajshëm do të vdesin, shkruan rrjeti Brusselsingal.

Prandaj Orban shtonte mes te tjerash se BE, SHBA e Kina duhet të influencojnë për bisedime paqeje, ndërsa tha se Turqia mund të jetë një ndërmjetës i mirë mes Ukrainës e Rusisë prej lidhjeve të biznesit që ka me të dyja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE