Regjistronte për rrjetet sociale, modelja e udhëtimeve bie për vdekje nga ujëvara 100 m e lartë!

vovalbania July 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Regjistronte për rrjetet sociale, modelja e udhëtimeve bie për vdekje nga ujëvara 100 m e lartë!

Një komentuese e njohur udhëtimesh ka rënë për vdekje teksa regjistronte për rrjetet sociale nga një ujëvarë 100 metra e lartë në Indi.

27 vjeçarja Aanvi Kamdar, nga Mumbai, ra tragjikisht në humnerën e thellë teksa regjistronte në rrethinat piktoreske të ujëvarës Kumbhe në Indi.

Publikuesja e njohur në rrjetin Instagram ishte me disa miq të saj në kohën e aksidentit tragjik të 16 korrikut. Shërbimet e emergjencës u thirrën nga miqtë e saj që dëshmuan ngjarjen e rëndë por u desh kohë që ata të arrinin në vendin e rënies.

Një prej punonëjsve tha: “Edhe kur arritëm te ajo, ishte e vështirë ta ngrinim lart, ajo ishte e plagosur dhe binte shi i madh. U desh ta ngrinim lart në barrelë të lidhur me litarë”.

Kamdar ishte e gjallë kur u arrit nga punonjësit e ndihmës dhe u nxorr nga humnera ku kishte rënë, gjatë një operacioni disa orësh.

E reja u transportua në spitalin Mangaon por tragjikisht humbi jetën pak pas shtrimit.

Përveç përmbajtjeve të saj interesante për 300,000 ndjekësit në Instagram e reja shfaqte shpesh ilustrime për udhëtimet në Turqi, Azerbaixhan e Maldives, Kamdar ishte gjithashtu financiere e licencuar.

Ngjarja është aksidenti më i fundit tragjik në rrethana të ngjashme ku viktimat regjistrojnë përmbajtje për rrjetet sociale.

Më 15 korrik një çift indian ra nga ura Gormaghat Bridge në Rajasthan, në verilindje të vendit, teksa bënin foto për rrjetet sociale, duke mbetur të plagosur rëndë.

Momenti i tmerrin ishte regjistruar në video ku çifti shihej të regjistronte nga ura, duke pasur të inkuadruar një tren që afrohej në sfond.

Ata u detyruan më pas të hidheshin nga ura për të shmangur lokomotivën që ishte afruar disa metra larg tyre./Daily Mail/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65711 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE