Elbasani nuk ka prokurorë, Dhoma e Avokatisë: Mungesa bëhet shkak për vonesat e gjyqeve!

vovalbania July 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elbasani nuk ka prokurorë, Dhoma e Avokatisë: Mungesa bëhet shkak për vonesat e gjyqeve!

Elbasani mbetet pa prokurorë. Së fundmi largimi nga Vetting-u i 4 prokurorëve ka bërë që Prokuroria e Elbasanit të mbetet me 6 prokurorë gjithsej nga 20 që ka në organikën e saj.

Një gjë e tillë ka shkaktuar edhe më shumë vonesa të proceseve gjyqësore dhe zvarritje që rëndojnë mbi qytetarët.

Sipas avokatëve, stina e verës me ardhjen e emigrantëve sjell mbingarkesë të mëtejshme të gjykatës e cila po ashtu ka mangësi në gjyqtarë.

Dhoma e Avokatisë ka deklaruar se mungesat bëhen shkak për vonesat e gjyqeve.

Në kushtet e një drejtësie të vonuar, drejtësi e mohuar, Dhoma e Avokatisë kërkon ndërhyrje të menjëhershme të plotësimin e vendeve vakante.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64104 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE