‘Syri i Tokës’ në Kroaci, burimi spektakolar që vendasit kërkonin të mbanin të fshehur!

vovalbania July 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Syri i Tokës’ në Kroaci, burimi spektakolar që vendasit kërkonin të mbanin të fshehur!

Në imazhet spektakolare shihet burimi famshëm i lumit Cetina (Izvor Cetine), fenomeni njohur gjithashtu si ‘karst’ dhe i mbiquajtur ‘Syri i Tokës’. Prej detit Adriatik deri në malet Dinara, Kroacia është e mbushur me thesare natyrore për t’u eksploruar. Një prej tyre është Burimi i lumit Cetina që ka qenë një sekret vendas për shumë vjet por tashmë fotografët me dronë vërshojnë aty për imazhet ajrore të fenomenit të rrallë.

Ky burim uji të qartë sjell në sipërfaqe ujin e ftohtë të tokës nga lumi Cetina që rrjedh për 101 kilometra dhe njihet për ekskursionet e ‘rafting’ ose kalimet me zipline’ në rajonin e Dalmacisë. Megjithëse duket si një trup i thjeshtë ujor, zhytësit që kanë eksporuar karstin kanë zbritur në një thellësi prej deri 155 metra.

Karst quhen fenomenet gjeologjike ku shkëmbi tretet për të formuar gropa të thella prej ujit të burimeve ose lumenjve. Shembuj të tjerë të famshëm të tyre janë në Cenotes në Tulum dhe në gadishullin Yucatan në Meksikë. Burimi i famshëm ndodhet në qytetin e Cetina, në jug të Kroacisë, rreth 80 kilometra larg qytetit Split, pranë kufirit me Bosnie & Herzegovinën.

Një video e rrallë e publikuar së fundmi tregon një fis primitiv gjuetarësh që reklamojnë kërcënueshëm hushtat e tyre në lumin pranë një pylli të largët në Peru, teksa vendbanimet e tyre po kërcënohen nga industritë e drurit. Fiset Mashco Piro që besohet se janë nga më të mëdhenjtë ende të pakontaktuar nga civilizimi modern, shiheshin në brigjet e lumit me veshje vetëm rreth mesit të trupit, me flokë të gjatë e këmbë të zbathura.

Në pamje grupi shihet duke qëndruar në grupe të vogla në formë difensive ndaj të huajve, disa prej të cilëve me heshta te gjata në duar. Disa prej tyre flasin ose bëjnë gjeste ndaj njëri-tjetrit, teksa mbledhin objekte përgjatë brigjeve të lumit. Ekspertët thonë se:

Grupi që banojne në rajonin Madre de Dios në juglindje të Perusë ndjehen të kërcënuar nga kompanitë e drurit që po shkatërrojnë pyjet tropikale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE