“Askush nuk më paralajmëroi”-Trump për atentatin në Pensilvani: Si u ngjit dikush në atë çati dhe…

vovalbania July 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Askush nuk më paralajmëroi”-Trump për atentatin në Pensilvani: Si u ngjit dikush në atë çati dhe…

Donald Trump, ka deklaruar këtë të shtunë se askush nuk e kishte paralajmëruar atë për një problem në prag të tubimit të tij në Pensilvani, kur një 20-vjeçar e qëlloi atë në vesh, në tentativë për ta vrarë.

“Askush nuk e përmendi, askush nuk tha se kishte një problem. Unë do të kisha pritur për të filluar, për 15 minuta ose dhe më shumë. Ata mund të kishin thënë le të presim për 15 minuta, 20 minuta, 5 minuta. Askush nuk tha gjë,” tha Trump në një intervistë për Fox News.

“Unë mendoj se ishte një gabim,” shtoi ai. “Si u ngjit dikush në atë çati? Dhe pse nuk u raportua?”, është shprehur Trump.

Washington Post raportoi se zyrtarët e lartë të Shërbimit Sekret të SHBA-së refuzuan në mënyrë të përsëritur kërkesat nga ekipi i sigurisë së Trump për më shumë fuqi punëtore dhe pajisje sigurie në tubim, para atentatit të 13 korrikut.

Por, zëdhënësi i Shërbimit Sekret, e cila ka përgjegjësinë për mbrojtjen e Trump si ish-president ka mohuar akuzat se kanë refuzuar kërkesat e ekipit të Trump për më shumë burime sigurie.

Në një e-mail për Reuters, zëdhënësi Anthony Guglielmi, tha se në disa raste kur njësi speciale të specializuara ose burime të Shërbimit Sekret nuk mund të sigurohen, agjencia bashkëpunon me palë të tjera për të garantuar sigurinë e personit të mbrojtur.

“Kjo mund të përfshijë përdorimin e partnerëve shtetërorë ose lokalë për të ofruar shërbime të specializuara ose identifikimin e alternativave për të reduktuar ekspozimin publik të personit të mbrojtur,” shtoi Guglielmi.

Ndërkohë, drejtoresha e Agjencisë Kimberly Cheatle pritet të dëshmojë në një seancë dëgjimore të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA më 22 korrik në lidhje me incidentin ndaj ish-presidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65158 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE