Biden njoftoi tërheqjen nga gara, reagon Trump: Presidenti më i keq…
Në një telefonatë me CNN, pak minuta pasi presidenti Joe Biden njoftoi largimin e tij nga gara presidenciale e 2024-ës, ish-presidenti Donald Trump e përshkroi Bidenin duke e cilësuar “si presidenti më i keq deri tani në historinë e vendit tonë”.
Ndërsa është e paqartë se kush do të jetë kandidati demokrat, Trump tha se mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden, në rast se ajo kandidon përballë tij.
Biden njoftoi tërheqjen nga gara për një mandat të dytë përballë Trump përmes një letre të publikuar në X, edhe pas presionit të madh nga vetë demokratët për shkak të paraqitjes së tij të keqe në debatin televizv me Donald Trump.
Presidenti amerikan Joe Biden njofton tërheqjen nga gara presidenciale në muajin nëntor. Biden do të garonte për një mandat të dytë ku përballë ka Donald Trump, të republikanëve.
Mirëpo paraqitja e fundit e Biden në debatin presidencial me Trump la për të dëshiruar dhe shumë demokratë, midis tyre edhe Nancy Pelosi i kërkuan të tërhiqet nga gara përballe Trump.
Presioni i shtuar nga rradhët e demokratëve kohët e funit pas debatit të parë me Trump, çuan në këtë vendim të Biden, i cili përmes një letre drejtuar popullit amerikan të publikuar në X deklaron dorëheqjen nga gara.
Biden rendit disa nga sukseset e presidencës së tij gjatë këtyre 3 viteve e gjysëm që kur mori mandatin në përballjen e parë ndaj Trump në 2020. Më tej falënderon zv.presidenten Kamala Harris për mbështetjen e saj këto vite. Biden pritet ti flasë kombit amerikan mbi këtë vendim të tijin.