Çfarë dhëndri është Mozzik? Ja çfarë thotë për të motra e Lotinës

vovalbania July 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë dhëndri është Mozzik? Ja çfarë thotë për të motra e Lotinës

Kënga Haziri, vajza e ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë sot e ftuar në një intervistë, ku ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe është pyetur për tashmë dhëndrin e ri të familjes, këngëtarin e njohur Mozzik.

Gjatë intervistës, Kënga ka theksuar mbështetjen e familjes për motrën e saj, Lotina Haziri, e cila e ka konfirmuar lidhjen me reperin Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik.

“Ekskluziviteti i kësaj i takon Lotinës. Ne thjesht jemi të lumtur që Lotina është e lumtur. Për çdo zgjedhje të asaj ne jemi mbrapa. E suportojmë përderisa ajo është e lumtur,” tha Kënga Haziri.

E pyetur se si iu duket Mozzik si dhëndër, Kënga zgjodhi t’i lërë vlerësimet e para motrës së saj, duke shtuar: “Për këtë do të flasë e para Lotina, pastaj do të flasim të gjitha. Po ia lemë Lotinës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE