I nxehti i vë “flakën” Europës Jugore/Holanda feston verën e vonë!

vovalbania July 21, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
I nxehti i vë “flakën” Europës Jugore/Holanda feston verën e vonë!

Një ditë më parë, temperaturat tejkaluan 40 gradë Celcius në pjesë të ndryshme të Europës Jugore, por çuditë e motit “tekanjoz” bënë që Holanda vetëm dje ta festonte ardhjen e kushteve të verës, pas disa muajsh reshjesh shiu të cilësuara “rekord”.

Ajri i nxehtë nga Afrika ka sjellë një vapë përvëluese në Spanjën jugore, me qytetin andaluzian të Seviljes që regjistroi mbi 40 gradë të premten, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Motit (AEMET). Ajri ishte po aq i nxehtë e krijonte vështirësi në frymëmarrje edhe në qytetin verilindor të Zaragozës, për të cilin AEMET paralajmëroi se mund të shihte temperaturat të arrinin në 44 gradë Celcius.

Ndërkohë, në Italinë fqinje, Ministria e Shëndetësisë lëshoi ​​nivelin më të lartë të paralajmërimit të nxehtësisë për 11 qytete, nga 17 të premten. Një sistem me presion të lartë ka sjellë në vend vapë të madhe prej disa ditësh, ndërsa lagështia e lartë i shton vështirësitë pasi bën që njerëzit ta ndjejnë edhe më shumë vapën.

Më tej, në lindje të Greqisë, shumë rajone janë prekur nga nxehtësia dhe zjarret. Kryeqyteti Athinë ka parë që temperaturat mbeten mbi 30 gradë për 10 ditët dhe netët e fundit. Nxehtësia e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse për trupin e njeriut. Megjithatë, jo çdo vend po “rënkon nga vapa”. Në Holandë, një valë treditore e nxehtë ka sjellë ngrohtësinë dhe rrezet e diellit, aq shumë të nevojshme pas reshjeve rekord të shiut në muajt e fundit.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri të ditur se vendi ka përjetuar “një pranverë shumë të lagësht dhe para kësaj, dimër dhe vjeshtë tipike”. 12 muajt, nga qershori 2023 deri në qershor 2024 duke se në fakt ishin periudha më e lagësht njëvjeçare e regjistruar ndonjëherë në territorin holandez. Por, temperaturat e larta nuk do të zgjasin, me sinoptikanët që parashikojnë një rikthim të freskisë ditën e sotme ndërsa vendet që po digjen nga vapa, përfshirë Shqipërinë, shpresojnë të kenë pak nga fresku holandez.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Fillimisht, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës e deri në ato të pasdites, kryesisht në veri, si dhe në relievet kodrinore – malore ka alternime vranësirash mesatare, të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.

Në orët e nxehta të ditës, vranësirat në relievet malore në veri pritet të shoqërohen hera-herës me reshje shiu me intensitet të ulët. Lokalisht, këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje dhe me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 10 deri në 12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE