Këngëtari i njohur shqiptar rrëfen periudhën e depresionit: “Mendova se më bënë magji”

vovalbania July 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur shqiptar rrëfen periudhën e depresionit: “Mendova se më bënë magji”

Shpat Kasapi në një intervistë të fundit me “S’e Luan Topi” foli për periudhën e tij të depresionit.

Ai u shpreh se kishte kryer analiza të shumta dhe mendonte se i kishin bërë magji.

“U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi.

Disa thoshin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë. Nuk është ajo jetë normale.

Ose ishte dhe mosmenaxhimi i mirë i gjithë atyre personave. Nuk arrin mendja, kapaciteti i mendjes, që të vijnë të përqafojnë, e gjitha quhet energji. Trupi punon me trupin. Sa të këqija dhe të mira”, u shpreh artisti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE