Presidenti Lai: Tajvani të mbrojë sovranitetin e tij!

vovalbania July 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Lai: Tajvani të mbrojë sovranitetin e tij!

“Tajvani duhet që të mbrojë sovranitetin, si dhe të njohë kulturën e historinë e tij”. Këto ishin fjalët e thëna sot nga presidenti i ishullit autonom, Lai Ching-te. Lai, i cili erdhi në pushtet në muajin maj, njihet si një ithtar i idesë për identitet të ndarë të Tajvanit nga Kina, një qëndrim ky që shpesh zemëron Pekinin zyrtar, i cili e sheh ishullin si pjesë të pashkëputur të territorit kinez.

Duke folur në një konventë të partisë së tij, Lai vuri në dukje se ata që kanë luftuar për demokracinë e Tajvanit, e kanë pasur të qartë vendin e ishullit në botë.

Ata nuk kanë hezituar që të derdhin gjak e kanë dhënë jetët e tyre kundër idesë së gabuar që Tajvani është bazë për të rimarrë tokën amë. Po ashtu, krijuan një politikë kombëtare që e vendos Tajvanin në krye, deklaroi Lai.

Chiang Kai-shek dhe qeveria e tij e mundur, ikën nga Tajvani në vitin 1949, pasi e humbën luftën civile me komunistët e Mao Zedongut. Vazhdimisht, Chiang shpresonte se ai do të mund të rigruponte forcat e veta në Tajvan e të sulmonte Kinën, për të shkatërruar partinë e Maos. Por, ndërroi jetë rreth 50 vjet më parë, në vitin 1975, pa mundur që ta realizojën ëndrrën që kishte.

Ndërkaq, presidenti Lai ka thënë se tani, Tajvani ka prioritete të tjera.

Tani, ne kemi përgjegjësinë për të bashkuar popullin tajvanez, duhet që të kundërshtojmë aneksimin (prej Kinës), si dhe të garantojmë një sovranitet kombëtar, u shpreh ai duke folur në gjuhën tajvaneze e jo në atë zyrtare të qeverisë, mandarin.

Ne duhet të bëjmë më të mirën që njerëzit të kuptojnë historinë e kulturën e Tajvanit, si dhe të krijojnë një identitet kombëtar që 23 milion persona që jetojnë në Tajvan e kanë një fat, shtoi më tej presidenti tajvanez.

Nga ana e saj, Kina e konsideron presidentin e Tajvanit si “separatist”. Me vendosmëri, Lai hedh poshtë pretendimet e Kinës për Tajvanin, duke theksuar se ishulli duhet të vendosë vetë për të ardhmen që e pret. Kina dërgon avionë e anije luftarake rreth Tajvanit çdo ditë, me synimin për t’i treguar muskujt. Shtetet e Bashkuara kanë deklarua se “lufta në Tajvan do të ishte shkatërruese”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE