Sherr në plazhin e Tales, një i plagosur!
Një person mbeti i plagosur sot në zonën e Tales në Lezhë, në një nga lokalet e këtij plazhi. Raportohet se autori u ul në lokal, së bashku me partneren e tij, të cilën dyshohet se e ngacmoi i plagosuri. Mes tij e agresorit të dyshuar, nisi një konflikt verbal, siç treguan dëshmitarët. Më pas, autori nxorri armën e zjarrit, plagosi të riun dhe së bashku me shoqëruesen u larguan nga mjediset e lokalit.
Në një tjetër zhvillim, një 48-vjeçar u vu në pranga pasi u kap i armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë. Ky shtetas nga Pogradeci po udhëtonte drejt Lezhës me një taksi si pasagjer. Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë policia ndaloi për kontroll mjetin ku gjendej personi me iniciale A.Z.
Po punohet për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48-vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Nga kontrolli fizik, atij iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak. Mbi këtë shtetas rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48-vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.