Më në fund, vendi i shpëton Anticiklonit Afrikan!

vovalbania July 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më në fund, vendi i shpëton Anticiklonit Afrikan!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në këtë javë që sapo kemi nisur, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe disi më të freskëta për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe atij të Azoreve. Orët me diell nuk do të mungojnë.

Sipas njoftimit të SHMU-së, fillimisht, moti pritet të jetë i kthjellët, si dhe me vranësira në shtim nga orët e mesditës e të pasdites, kryesisht në relievet kodrinore-malore të territorit. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu, që pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Përjashtim bën dita e premte kur moti pritet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare duke nisur nga orët e mesditës, përgjatë relieveve të larta malore. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, si dhe me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave,  hera-herës, era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE