Shorti i turit të tretë në Ligën e Konferencës/ Egnatia shmang shqiptaret e tjera, Partizani mund të ndeshet me klubin e Erdoganit!
vovalbania
July 22, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në orën 14:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorti për raundin e tretë në Ligën e Konferencës.
Nëse Egnatia do të mposhtë Vikingurin në raundin e dytë, atëherë në turin e tretë do të përballet me fituesin e çiftit Virtus-Flora Tallin.
Ndërsa nëse Partizani fiton me Iberian, në turin tjetër do të përballet me fituesin e çiftit Bashakshehir-Fiorita, edhe pse favorit është Bashakshehir.
Bashakshehir ka qenë prej kohësh në varësi të shtetit dhe është mbajtur me fondet e tij. Kjo është arsyeja pse shumëkush e cilëson klubin e lagjes së Stambollit si “klubi i Erdoganit”.