Sondazh në TAR/ Si ju duken çmimet këtë sezon veror në vendpushimet në Shqipëri, në krahasim me vitin e kaluar?

vovalbania July 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazh në TAR/ Si ju duken çmimet këtë sezon veror në vendpushimet në Shqipëri, në krahasim me vitin e kaluar?

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë. Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.

Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt. Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut. Tashmë, mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.

 

Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në Instagram ose Facebook dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit. Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në jug të vendit edhe pse në një nivel të mirë nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.

Për më tepër, po vihet re mungesa e pushuesve vendas të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia. Po kështu, bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre.

Në lidhje me këtë në faqen e Top Albania Radio-s është ngritur një sondazh me pyetjen “Si ju duken çmimet këtë sezon veror në vendpushimet në Shqipëri, në krahasim me vitin e kaluar?” Rezultatet e sondazhit ishin si më poshtë:

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen: “Mendoni se dorëheqja e Joe Biden nga zgjedhjet elektorale ishte e drejtë?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65756 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE