Ulje temperaturash dhe vranësira? Ky është parashikimi i motit për sot
Ditë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskëta, për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve. Orët me diell nuk do të mungojnë.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era hera –herës fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 26 / 31 °C,
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C,
në vendet malore: 20 / 31 °C.