Zelensky: Falëminderit Joe Biden për mbështetjen!

vovalbania July 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky: Falëminderit Joe Biden për mbështetjen!

Presidenti Zelensky tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj presidentit Biden lidhur me mbështetjen e tij të palëkundur në luftën për liri të Ukrainës, duke e quajtur “kritike”. Në një reagim pas tërheqjes së Biden-it nga gara presidenciale e nëntorit për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, Zelensky shkroi:

Shumë vendime të forta janë marrë vitet e fundit dhe do të mbahen mend si hapa të guximshëm të ndërmarrë nga Biden në përgjigje të kohërave të vështira. Ne e respektojmë vendimin e tij të ashpër, por të fortë. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e tij. Ai e mbështeti vendin tonë në momentin më dramatik të historisë, na ndihmoi të parandalojmë Putinin të pushtonte vendin tonë.

Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për tërheqjen nga gara presidenciale e 5 nëntorit 2024 pritet të dominojë një takim të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Bashkimit Europian e që mbahet sot. Temat kryesore të planifikuara lidhen me konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë e në Lindjen e Mesme, por vendimi i Biden-it ka të ngjarë t’i lërë ato në hije.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar në zgjedhjet e nëntorit kundër rivalit republikan, ish-presidentit, Donald Trump. Por, vendimin përfundimtar në lidhje me kandidatin do ta marrë Partia e tij Demokrate.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përkeqësuan gjatë mandatit të parë të Trump-it si president e që zgjati në vitet 2017-2021. Në një pjesë të madhe të BE-së, tani ekziston frika se një mandat i dytë i tij do të mund të ketë pasoja të gjera për luftën në Ukrainë, për tregtinë globale, si dhe për sigurinë europiane në përgjithësi.

Por, jo të gjitha kryeqytetet e shteteve të BE-së i ndajnë këto shqetësime. Kryeministri polak, Donald Tusk e lavdëroi Biden-in për “vendimet e shumta të vështira, falë të cilave Polonia, Amerika dhe bota janë më të sigurta dhe demokracia është më e fortë”.

Por, Geert Wilders, udhëheqës i ekstremit të djathtë në Holandë, postoi një foto që e tregonte Trump-in me grusht të ngritur, pas atentatit kundër tij, së bashku me fjalët “Presidenti Trump”.

Vëmendja ka të ngjarë të përqendrohet edhe te kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili u takua me Trump-in më herët këtë muaj.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE