21 vite bashkë! Aktorja e njohur flet për martesën e lumtur me Romir Zallën, zbulon çelësin e suksesit
Aktorja dhe regjisorja e njohur, Suela Bako, e ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin, aktorin e njohur Romir Zalla.
“Si ndikon marrëdhënia personale pra kur partnerin e ke në shtëpi por mund të jeni edhe në një rol, mund të jeni në një skenë? Si është kjo marrëdhënia juaj brenda shtëpisë dhe asaj kur je në punë? I ngatërroni ndonjëherë?”, ishte një nga pyetjet e drejtuara Bakos.
“Ne sapo bëmë bashkë 21 vite martesë, përpara këtyre 21 viteve ne kemi qenë disa vite të tjera së bashku, kështu që mua më duket sikur Romiri është njeriu i parë dhe i fundit në botë, çdo eksperiencë e kam ndarë me të”, u përgjigj Suela.
Ndër të tjera ajo shtoi se të dy ata përballen me të njëjtat probleme dhe është pikërisht mbështetja që i kanë dhënë njëri-tjetrit ajo që i ka mbajtur për kaq shumë vite bashkë.
“Unë e kam mbështetur atë si në momente gëzimi apo momente të trishta, në gjendje të mirë ekonomike ose jo, edhe në momente suksesi edhe në momente dështimi, kemi qenë me të vërtetë shumë mbështetës”, shtoi aktorja dhe regjisorja e njohur.
E pyetur për çelësin e suksesit të marrëdhënies se tyre si koleg dhe bashkëshortor, Bako u shpreh se ‘secili prej nesh është vlerësuesi më objektiv dhe realist i tjetrit dhe ky është çelësi i suksesit’.
Kujtojmë që nga kjo martesë 21-vjeçare e Sueles dhe Romirit kanë ardhur në jetë dy fëmijë që çifti i poston shpesh në rrjetet sociale.