Biden i drejtohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale!

vovalbania July 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden i drejtohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do t’i drejtohet nesër kombit – për herë të parë në publik që kur hoqi dorë nga kandidtura e tij për rizgjedhje – duke mbështetur zëvendëspresidenten Kamala Harris për ta zëvendësuar atë si kandidate presidenciale demokrate.

Fjalimi i Biden në Zyrën Ovale është planifikuar nesër në orën 20:00.

Biden, 81 vjeç, ka qenë larg syve të publikut që nga fundi i javës së kaluar – pasi ai njoftoi se ishte prekur nga Covid-19.

Ai nuk ka folur para kamerave që nga vendimi i tij të dielën për t’u tërhequr nga gara presidenciale 2024.

Biden u përball me presionin e përshkallëzuar për t’u larguar – nga brenda partisë së tij – veçanërisht pasi numrat e sondazheve treguan se mbështetja e kandidatit republikan Donald Trump po rritej në shtetet rëndësishme të fushëbetejës.

Vëzhguesit politikë kishin paralajmëruar se demokratët mund të goditeshin nga mosmarrëveshjet e brendshme për zgjedhjen e zëvendësuesit të Biden.

Por, partia e qendrës së majtë u bashkua shpejt me Harris – pasi Biden i dha asaj miratimin e tij të menjëhershëm.

Udhëheqësit dhe delegatët e partisë thanë se vendimi i Biden ka ringjallur demokratët ndërsa përpiqen të nisin fushatën e Harris për t’u përballur me Trump në nëntor.

Rruga e Harris për t’u bërë kandidatja zyrtare e demokratëve në konventën e tyre kombëtare në Çikago muajin e ardhshëm u hap dje në mbrëmje.

Harris, e cila do të ishte presidentja e parë (grua) nëse zgjidhet, do të zhvilloje tubimin e saj të parë elektoral të martën në Milwaukee, Wisconsin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE