Dyshonte se i kishin bërë magji, flet për herë të parë Shpat Kasapi

vovalbania July 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshonte se i kishin bërë magji, flet për herë të parë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka zbuluar si rrallëherë copëza nga jeta e tij personale, si dhe ajo profesionale.

I pranishëm në emisionin “S’e luan topi”, artisti ka treguar për fillimet e tij në karrierë dhe problemet që ka hasur gjatë këtyre viteve.

Shpati është ndalur edhe në një fazë jo edhe aq të mirë në jetën e tij, ku ka folur për periudhën e tij të depresionit. Gjatë intervistës, ai shprehet se kishte kryer analiza të shumta dhe cuditërisht të gjitha i dilnin mirë.

Kjo bëri që të shqetësohej edhe më shumë, teksa vazhdoi të mendonte se dikush mund t’i kishte bërë magji, pasi ai nuk kishte dëshirë që të shoqërohej me njerëz apo të dilte jashtë.

“U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull.

Disa thonin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë. Nuk është ajo jetë normale”,- është shprehur këngëtari, Shpat Kasapi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE