Trump reagon pas dorëheqjes së drejtoreshës së Shërbimit Sekret: Administrata nuk më mbrojti!
Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas dorëheqjes së drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle.
Ai shkroi në Truth Social:
“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë”.
Drejtorja e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, jep dorëheqjen një ditë pasi pranoi se agjencia që ajo drejtonte kishte dështuar për të parandaluar atentatin ndaj ish ish-presidentit Donald Trump në një tubim zgjedhor më 13 korrik.
Ajo ka dhënë dorëheqjen sot përmes një emaili që ia dërgoi stafit, bën të ditur ABC News.
Cheatle, që ishte në krye të Shërbimit Sekret që nga gushti i vitit 2022, u përball me thirrje për dorëheqje dhe me disa hetime lidhur me atë se si sulmuesi i armatosur arriti të qëndronte aq afër kandidatit republikan për president, gjatë një tubimi të Trump më 13 korrik që ai mbajti në Pensilvani.
Kimberly Cheatle pranoi në një seancë në Kongres të një dite më parë, se atentati ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump, ishte dështimi më i madh i agjencisë ndër dekada.