Babai plagos të birin me armë gjahu! 47-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, niset me helikopter drejt Tiranës!

vovalbania July 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Babai plagos të birin me armë gjahu! 47-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, niset me helikopter drejt Tiranës!

Një 83-vjeçar ka plagosur pasditen e sotme me armë gjahu djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin  Stropckë të Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë 47-vjeçari në gjendje të dehur ka dhunuar babanë e tij.

Pas këtij konflikti i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosur djalin.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Unfiormat blu kanë shoqëruar në Komisariat burrin, ndërkohë është sekuestruar arma e gjahut në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE