KE publikon raportin për sundimin e ligjit: Shqetësuese tentativat për ndërhyrje në sistemin gjyqësor!
Komisioni Europian ka publikuar raportin lidhur me sundimin e ligjit në Shqipëri. Në raportin 29 faqesh evidentohet se ‘shqetësues mbeten tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë”
Ende nuk është implementuar sistemi i integruar elektronik i menaxhimit të cëshjeve ndërsa mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore ndikon negativisht në cilësinë e drejtësisë.
‘Sfidë mbetet dhe kohëzgjatja e procedurave dhe numri i madh i cështjet e mbartura ndërsa masat e mëtejshme për të rritur efikasitetin ende nuk janë zbatuar’, thuhet në raport.
Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për korrupsion veprat penale është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime” vijon më tej raporti.
Lajmi ne perditesim..