Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendos miratimin e disa karakteristikave të fletës së votimit për zgjedhjet në Himarë!

vovalbania July 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendos miratimin e disa karakteristikave të fletës së votimit për zgjedhjet në Himarë!

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi miratimin e disa karakteristikave të fletës së votimit për zgjedhjet në Himarë, pasi PS paditi KQZ.

 “Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, unanimisht, VENDOSI: ➢ Pranimin e kërkespadisë. ➢ Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024, sipas Lidhjes Nr.1, që i bashkëlidhet Projektvendimit “Për miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”, e cila bëhet pjesë integrale e këtij vendimi. ➢ Ngarkohet administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatimin dhe publikimin e tij të menjëhershëm në faqen zyrtare të institucionit. ➢ Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim”, sipas njoftimit.

PS paditi KQZ për mosmarrjen e një vendimi nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

PS kërkoi gjykimin e çështjes në themel nga ana e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë dhe miratimin nga ana e Kolegjit të disa  karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024, sipas projektvendimit të propozuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e Komisionit Rregullator të datës 19.07.2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE