Pasi u shpall fajtor, jep dorëheqjen senatori amerikan Bob Menendez!

vovalbania July 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi u shpall fajtor, jep dorëheqjen senatori amerikan Bob Menendez!

Bob Menendez dha dorëheqje nga posi i senatorit pasi u dënua për korrupsion në Shtetet e Bashkuara. Në një letër, theksoi se dita e tij e fundit si senator i SHBA-ve do të jetë 20 gushti. Demokrati nga Nju Xhërsi theksoi se planifikon ta apelojë aktgjykimin dhe se nuk do që Senati “të përfshihet në një proces të gjatë që do ta dëmtonte punën e tij të rëndësishme”.

Guvernatori i Nju Xhërsit, Phil Murphy, gjithashtu demokrat, tani do të emërojë një zëvendësues për Menendezin, i cili ka shërbyer si senator që nga viti 2006. Ai ka qenë edhe kryetar i Komitetit me ndikim për Marrëdhënie me Jashtë, por ka hequr dorë nga ky post, pasi u akuzua për korrupsion, vitin e kaluar.

70 vjeçari u shpall fajtor më 16 korrik për të 16 akuzat penale për të cilat dyshohej, përfshirë pengimin e drejtësisë, mashtrimin dhe zhvatjen. Vendimi u mor nga një juri në gjykatën federale në Manhatan, pas një gjyqi 9-javor. Për të njëjtin rast u dënuan edhe dy bashkëpunëtorë.

Po ashtu, rezultoi se senatori ka marrë dhurata të shtrenjta, përfshirë shifra ari e makinë luksoze “Benz”. Kjo në këmbim të ndihmës për qeveritë e huaja. Në rastin konkret flitej për ndihmë të paligjshme ndaj Kajros zyrtare. Edhe bashkëshortja e tij, Nadine Arslanian Menendez, përballet me akuza në rastin për ryshfet, por gjyqi ndaj saj u shty pasi po i nënshtrohet një trajtimi për kancerin e gjirit. Ajo është deklaruar e pafajshme.

Avokatët e senatorit kanë tentuar të kalojnë fajin te zonja Menendez, duke e portretizuar si individ me probleme financiare dhe që ka synuar të fitojë “para e asete, në çdo mënyrë të mundshme”. Përgjatë gjithë procesit gjyqësor, prokurorët amerikanë kanë përdorur dëshmi të ekspertëve, emaile e mesazhe me shkrim të senatorit, për të vërtetuar që ai është shpërblyer prej qeverive të huaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE