Shërbimi Sekret këshillon ekipin e Trump: Ndaloni tubimet në natyrë!
Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë inkurajuar fushatën e Donald Trump për të ndaluar planifikimin e mitingjeve të mëdha në natyrë me turma të mëdha, pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Pas të shtënave, agjentët e Shërbimit Sekret i komunikuan shqetësimet e tyre për mitingje të mëdha në natyrë, këshilltarëve të fushatës së Trump’, sipas The Washington Post.
Për tubimet e ardhshme, skuadra e Trump është duke vëzhguar vende të mbyllura, të tilla si arenat e basketbollit dhe hapësira të tjera të mëdha ku mund të vendosen mijëra njerëz dhe të ketë kontroll.
Trump ka mbajtur qindra mitingje në natyrë që nga fillimi i fushatës së tij të parë presidenciale, shpesh duke u mburrur dhe për numrin e madh të pjesmarrësve.
Kujtojmë se më herët, Drejtorja e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, dha dorëheqjen një ditë pasi pranoi se agjencia që ajo drejtonte kishte dështuar për të parandaluar atentatin ndaj ish ish-presidentit Donald Trump në një tubim zgjedhor më 13 korrik.
Cheatle, që ishte në krye të Shërbimit Sekret që nga gushti i vitit 2022, u përball me thirrje për dorëheqje dhe me disa hetime lidhur me atë se si sulmuesi i armatosur arriti të qëndronte aq afër kandidatit republikan për president gjatë një tubim të Trump më 13 korrik që ai mbajti në Pensilvani.