Listat e mbyllura/ PS dhe PD pakt për një skemë që pengon zgjedhjen direkt nga votuesit!

vovalbania July 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Listat e mbyllura/ PS dhe PD pakt për një skemë që pengon zgjedhjen direkt nga votuesit!

Marrëveshja mes dy partive të mëdha që prodhoi një formulë të re për ndarjen e mandateve ngriti shumë pikëpyetje nëse hartimi i  listave i lihet sërish në dorë kryetarit apo për të zgjedhurit në Kuvend vendos qytetari.

Pakti mes PS dhe PD parashikon që 1/3 e listës të jetë e mbyllur dhe e fiksuar nga lideri i partisë ndërsa vetëm në 2/3 të garohet për votën preferenciale. Por në realitet a u hapën apo jo listat?

Top Channel e aplikoi formulën e re që pritet të marrë miratimin në seancën e fundit të Kuvendit duke analizuar votat e zgjedhjeve te shkuara parlamentare.

Nëse e njëjta formulë do ishte zbatuar në zgjedhjet e 2021 në qarkun e Tiranës, i cili ka 36 mandate, në listën e Partisë Socialiste 12 kandidatët e parë do ishin të mbrojtur dhe preference e kryetarit dhe vetëm 6 prej tyre  do ishin preference e qytetareve për t’u ulur në Kuvend, ndërsa nga radhët e demokratëve nga  15 ulëse në Parlament, vetëm 3 do i caktonin qytetarët.

Formula e re nuk  u përqafua  nga deputetët e të dyja krahëve.

Në zgjedhje të shkuara vetëm 3 deputetë në total nga 12 qarqe arritën të thyenin listën e kryetarit,  por ndonëse me skemën e re të llogaritjes se mandateve numri do ishte më i lartë, sërish listat mbetën të mbyllura në 73 përqind të tyre dhe në Kuvendin e ardhshëm  nëse do merreshin për bazë rezultati i zgjedhjeve të fundit vetëm 37 deputetët do ishin preferencë e zgjedhësve pasi 103 të tjerë do ishin të përzgjedhurit e kryetarit edhe sikur të mos merrnin asnjë votë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE