Parashikimi i motit, e enjte, 25 korrik!
vovalbania
July 25, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.
Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi e me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 16°C deri 31°C
Në zonat e ulëta 17°C deri 37°C
Në zonat bregdetare 21°C deri 35 °C