Barack dhe Michelle Obama mbështesin Kamala Harrisin për garën presidenciale!

vovalbania July 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Barack dhe Michelle Obama mbështesin Kamala Harrisin për garën presidenciale!

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja Michelle Obama, kanë mbështetur Kamala Harrisin për garën e saj për Shtëpinë e Bardhë. Z.presidentja amerikane tani ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga dy prej figurave demokrate më popullore në Shtetet e Bashkuara.

Mbështetja që u bë publike ditën e sotme, përmes një videoje ku shfaqet Harris duke biseduar në telefon me çiftin Obama, vjen në kohën kur Harris po kërkon kandidaturën presidenciale për përballjen me rivalin republikan, Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti aktual, Joe Biden u bind të tërhiqet pas presionit në rritje e pikëpyetjeve të shtuara për gjendjen e shëndetit mendor.

Të telefonuam për të të thënë se Michelle dhe unë jemi shumë krenarë që të mbështesim dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të shkoni në Zyrën Ovale, i tha ish-presidenti Harrisit.

Ndërkaq, Michelle Obama iu drejtua me fjalët:

Kamala, jam shumë krenare për ty! Kjo do të jetë historike.

Kamala Harris, e cila e njeh çiftin Obama që para se Barack Obama të fitonte zgjedhjet e 2008-ës, i falënderoi për miqësinë e tyre dhe tha se pret me padurim që të jenë bashkë në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Barack dhe Michelle Obama ndoshta janë figurat e fundit të larta të partisë që mbështesin Harrisin zyrtarisht. Sipas një sondazhi të Associated Press, tashmë Harris e ka siguruar mbështetjen publike të shumicës së delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate, i cili do të mbahet nga 19 gushti deri më 22 gusht në Çikago.

Biden e mbështeti menjëherë Harrisin pasi njoftoi për tërheqjen nga gara, mes shqetësimeve se presidenti 81-vjeçar nuk mund të mposhte Trump-in. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Dhomë, Hakeem Jeffries, ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Cliton, janë disa nga figurat që kanë mbështetur Kamala Harrisin.

Por, pas tërheqjes së Biden-it, çifti Obama nuk e mbështeti menjëherë Kamala Harrisin. Në deklaratën fillestare pas tërheqjes së Biden-it, Barack Obama nuk e përmendi zv.presidenten kur lavdëroi Biden-in për punën e bërë. Çifti Obama pati marrë pjesë në fushatat e Hillary Clinton-it e të Joe Bide-it në vitet 2016 dhe 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE