Ju njohim me komedianin më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar!

vovalbania July 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me komedianin më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar!

Komediani më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar nga publikimi i një liste të re. Duke përdorur të dhënat nga Companies House, gazeta The Sun përpiloi një listë të 10 komedianëve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar, me Peter Kay në krye me një pasuri të vlerësuar prej 34.6 milionë funte.

Pasuria e komedianit besohet të jetë rritur nga turneu i tij, i cili zgjat deri në dhjetor 2025. I dyti në listë ishte Stephen Merchant me një pasuri prej 26.2 milionë panud, i ndjekur nga Ricky Gervais, me të cilin bashkë-krijoi serialin The Office, me 25.8 milionë paund. Lista përfshin Russell Howard, Jack Whitehall dhe John Bishop.

Një nga komedianët më të dashur britanikë, Peter Kay, është rikthyer në stand-up komedinë pas dymbëdhjetë vjetësh.

“Është mirë të kthehem duke bërë atë që dua më shumë, stand-up komedinë”-tha aktori, regjisori dhe skenaristi britanik, duke theksuar se njerëzit kanë nevojë për të qeshur tani më shumë se kurrë.

Turneu i Peter Kay në 2010 është ende zyrtarisht i listuar në Librin e Rekordeve Guinness si turneu komedi më i shitur i të gjitha kohërave me 1.2 milionë shikues.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE