Mozzik në “Sunny Hill Festival”: Një unazë për Lotinën dhe kënga për Loredanën
Reperi Mozzik është padiskutim një nga personazhet më të komentuar— nisur nga talenti i tij në muzikë, ndarja nga Loredana dhe së fundmi romanca e re me Lotinën.
Gjithashtu Mozzik di shumë mirë si t’i bëjë njerëzit të flasin, dhe performanca e tij mbrëmjen e djeshme në “Sunny Hill Festival” ka pasur disa elemente të mirëmenduara.
Lotina publikoi në rrjetet sociale disa momente ku Mozzik shihej duke performuar në skenë, ndërsa reperi habiti me reagimin e tij, duke e rishpërndarë postimin bashkangjitur me një emoji unazë— lënë të kuptohet se e kanë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër
Mozzik mori vëmendje në rrjet edhe se mes të tjerash këndoi këngën “Madam”, të cilën ia ka dedikuar ish-partneres dhe nënës së vajzës së tij, Loredanës, gjatë kohës që ishin bashkë.