Pas 5 vitesh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në ‘Top Channel’

vovalbania July 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas 5 vitesh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në ‘Top Channel’

Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria Live”.

Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona Rusi, e cila ka lajmëruar se nuk do jetë sezonin e ri në krye të këtij programi.

“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, -tha Erjona duke shtuar se sa e vështirë ishte për të ta bënte këtë njoftim.

Kujtojmë se Erjona ka 5 vite që moderon emisionin “Shqipëria Live”. Ajo dhe Arjoni e mbyllën me një falënderim të gjatë për stafin dhe të ftuarit e emisionit që kanë kontribuar në këto vite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE