PS-PD bëhen bashkë në nismën e përfaqësimit gjinor!

vovalbania July 26, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
PS-PD bëhen bashkë në nismën e përfaqësimit gjinor!

Nisma për përfaqësimin gjinor bën bashkë deputetet e dy forcave më të mëdha politike, PS-PD.  Eshtë fjala për një amendament që i mbyll akoma më shumë listat e deputetëve. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrja Elisa Spiropali, deputetja socialiste, Etilda Gjonaj dhe demokratet Albana Vokshi e Dhurata Çupi kërkojnë që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra.

Dokumenti:

Lënda:

Propozohet për shqyrtim dhe miratim amendamenti.

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA Kryetar e Kuvendit të Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor 1 Republikës së shqipërisë” I ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.

Sot në të fundit seancë plenare para mbylljes së këtij sesioni parlamentar, kryetari republikan, Fatmir Mediu iu drejtua kolegëve të opozitës me kritika për paktin me PS-në për ndryshimet në Kodin Zgjedhor e që miratohen sot. Sipas Mediut, nuk është e vërtetë se listat e mbyllura i kanë kërkuar partitë e vogla. “Mbyllja e listave është 80 deri në 90%. I shërben një grupi që ta shohin veten si politikanë të përhershëm”, tha kreu republikan.

Këtë e kam për kolegët e opozitës. Gjetët një skuzim kur thatë se e paskemi kërkuar ne, partitë e tjera, ne kemi kërkuar jo më shumë se 1/3. Jo për të vendosur mbi 90% apriori.  S’jemi grumbull bagëtish që ndjekim PS…. E quajmë veten të djathtë ne! E djathta e fiton votën përmes besimit të qytetarëve. Por, ata të rinj që duan të futen në garë përmes votës, u themi stop se jemi ne të vjetrit njëherë. Si mundet të shkojë para nëse nuk përfshijnë në garë njerëz të shquar?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE